Toshiba prezanton TV 3D pa syze
Tokio, 3 shtator - Toshiba prezanton televizorin e parë 3D HDTV në kuadër të panairit të këtij viti IFA i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Toshiba ZL2 është ekrani më i madh në botë 3D pa nevojë për përdorimin e syzeve për të shikuar këtë efekt ai është 135 cm i gjerë.
ZL2 është në gjendje të prodhojë imazhe D për deri në nëntë pozicione të ndryshme të shikimit, duke mundësuar në këtë mënyrë që shumë njerëz në të njëjtën kohë të shijojnë 3D pamje pa pasur nevojë të përdorin syze.
Për të zhvilluar përvojën e shikueshmërisë në pozicionin aktual para TVs, 55Zl2 veçohet me një teknologji për ndjekje të shpejtë, gjë që mundëson me prekjen e një butoni të përshtatet dhe të gjendet pozita e atyre që janë duke shikuar pamjet në ekran.
Toshiba ZL2 do të paraqitet në shitje në Gjermani gjatë muajit dhjetor për një çmim prej ... 7,999 Euro.