23 Dhjetor 2024

Toshiba prezanton laptopin 3D pa syze

Tokio, 7 korrik - Toshiba ka prezantuar laptopin e parë 3D në botë Qosmio F750, që nuk kërkon syze të posaçme për shikimin e filmave apo luajtjen e lojërave në 3D.

Si model iQosmio T851/D8CR që Toshiba njoftoi në prill, edhe Qosmio F750 gjithashtu mund të garantojë edhe materiale në 2D dhe 3D pa syze në ekranin e tij 15.6 inç.

Teknologjia mbrapa 3D-së pa syze të Toshiba-s dërgon imazhe perspektivash të ndryshme individualisht si në syrin e majtë ashtu edhe në atë të djathtin për të krijuar efektin.

Kjo kërkesë e shikimit direkt – uebkamera HD ndjek lëvizjet e syrit tuaj – nënkupton se nuk do të jeni në gjendje t’i shikoni filmat në laptop me miqtë tuaj, por të paktën mund të hiqni syzet, të cilat janë të sikletshme.

Qosmio F750 është projektuar për multimedia. Ky laptop ka një ekran HD (1920×1080 piksel), kartë grafike Nvidia GeForce GT 540M (deri në 2GB), disk të rishkrueshëm Blu-ray dhe bokse Harman Kardon. Laptopi vjen me një RAM 6GB dhe përdor procesor Intel Core i7.

Lançimi i këtij kompjuteri do të bëhet në muajin gusht 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)