Tjetër meteor mbi qiellin e Madridit
Madrid, 15 prill - Një top i shndritshëm ka lëvizur mbi qiellin e Madridit, kryeqyteti të Spanjës.
Sipas dëshmitarëve, ai ishte aq i shndritshëm, saqë mund të shihej me sy të lirë në të gjithë vendin.
Momenti i kalimit u kap nga kamerat e Observator Hita, rreth orës 11:45 sipas orës lokale.
\"Lëvizjet ishin aq të shpejta saqë objekti mori përnjëherësh zjarr, duke krijuar një top flake rreth 100 kilometra mbi tokë. Meteori nga zona e Toledo në jugperëndim të Madridit, vazhdoi në qendër të kryeqytetit, ku dhe u shpërbë në një lartësi prej 70 kilometrash,- ka thënë një astronaut.
Institucioni spanjolle për studimin e meteorëve, i cili zbuloi atë e klasifikoi meteorin si një copë të një kometë që po fluturonte drejt tokës.