23 Dhjetor 2024

Tirana, Prishtina, Durrësi dhe Peja ishin destinacionet e radhës të ICT Awards VI

Prishtinë, 12 mars - Turi i takimeve të edicionit të gjashtë të ICT Awards vijoi me gjashtë takime në javën e dytë të muajit Mars kur na ndajnë thuajse dy javë nga mbyllja e aplikimeve.

Albanian ICT Awards çeli edicionin e gjashtë më 2 Shkurt ndërsa takimi i parë informativ u mbajt më 22 Shkurt pranë Institutit Harry Fultz.

Më 6 Mars në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të Startup Europe Week, u zhvillua një workshop me studentë të degës së biznesit dhe informatikës.

Me të pranishëm përfaqësues të fakultetit por edhe të bizneseve lokale, tema kryesore e bootkampit Made in Albania ishin sfidat me të cilat përballen të rinjtë. Bootkampi u organizua falë një bashkëpunimi mes AIA, UNIque, Albanian Skills dhe ICT Awards.

Më 7 Mars në Kolegjin Riinvest në Prishtinë, studentët e shkencave kompjuterike shprehën si çdo vit një interes të lartë për ICT Awards.

Studentët e shkëlqyer të Universitetit Epoka u prezantuan më 8 Mars me mundësitë e arta që ofron ICT Awards jo vetëm në kuadër të nismave individuale por edhe iniciativave kurrikulare.

Akademia JCoders është një zërave rinorë që çdo vit ka diçka për të thënë e për të dhënë në ICT Awards. Takimi i mbajtur më 9 Mars pranë ambienteve të kësaj qendre afirmoi edhe njëherë tjetër ambiciet e të rinjve të JCoders për të ruajtur për vitin e dytë me radhë titullin e Yllit në Ngritje.

Bootkampi Made in Albania vijoi javën e kaluar me takimin e radhës në Tiranë ku gjatë workshopit të datës 10 Mars pjesëmarrësit i njohën me ICT Awards-in, kriteret e vlerësimit dhe shpërblimet e kësaj gare.

Kjo javë plot takime u finalizua në qendrën cedX në qytetin e Pejës më 10 Mars. Një qendër inovative dhe kreative, cedX ka shërbyer si fole e vërtetë inovacioni me hapësira punuese dhe trajnime në fushën e ICT-së.

Përfaqësuesit e ICT Awards gjithashtu u prezantuan me disa projekteve robotike zhvilluar nga fëmijët e kësaj qendre.

Edicioni i gjashtë fillon rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit.

Java e tretë e muajit Mars do të vijojë me tre takime të reja. I pari do të mbahet pranë Qendrës Rinore në Korçë më 13 Mars në kuadër të Made in Albania dhe Startup Europe Week.

Më 14 Mars për herë të parë ICT Awards viziton qytetin e Ulqinit dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim.”

Së fundi më 15 Mars në Prishtinë, ICT Awards do të organizojë një takim të hapur me komunitetin e ICT-së pranë RIT Kosovo me pjesëmarrjen e Jeton Siqeca, Abetare Gojani, Besfort Guri, Visar Jasiqi, Blerta Thaçi, Lekë Zherka dhe Mimoza Bytyqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)