Themeluesit e YouTube blejnë faqen e internetit Delicious
SHBA, 30 prill - Faqja e internetit Delicious do të ketë një pronar të ri. Pronari aktual i Yahoo do t′i shesë platformën e shërbimit themeluesve të YouTubes, Chen Steve dhe Çad Jurley.
Delicious do të integrohet në firmën e tyre të re të internetit AVOS.
\"Si krijuesit e platformës më të madhe të videove online, ata kanë përvojë në lidhje me miliona përdorues që ndajnë eksperiencat e tyre me botën\" thuhet në një post në faqen e internetit Delicious.