Themeluesi i kompanisë REPLAY, Luigino Buziol, mbajti ligjëratë në UPZ
Prizren, 24 maj - Në Universitetin Ukshin Hoti në Prizren, para studentëve të Fakultetit Ekonomik, të martën ka mbajt ligjëratë themeluesi i kompanisë prestigjioze ndërkombëtare REPLAY, Luigino Buziol.
Temë bosht e ligjëratës ishte historiku i kësaj ndërmarrje që nga themelimi, si u zhvilluar dhe ku do të shkojë kjo ndërmarrje. Ligjërata mjaftë përmbajtësore nxiti kureshtjen e studentëve për të konkretizuar shumë koncepte ekonomike që u shpjeguan gjatë ligjëratave në këtë semestër në Fakultetin Ekonomik. Buziol u pytë nga studentët nëse ka në planë kjo kompani të investoj në Kosovë, pasi që kemi një klimë mjaftë të favorshme për investime. Ai bëri të ditur se pas luftës kjo kompani ka qenë e interesuar të investoj mirëpo nuk ka qenë momenti i favorshëm ndërsa theksoi se në të ardhmen ekziston mundësi për investime edhe në Kosovë.