Tetë milionë iPhone të kthyer për shkak të problemeve
New York, 24 prill - Ndërmarrja Apple ka bërë kthimin e 8 milionë pajisjeve iPhone tek Foxconn për shkak të pamjes së nënstandardit ose problemeve jofunksionale.
Sipas një raporti nga China Business, kjo do të mund ti kushtonte kësaj ndërmarrjeje deri 1.6 miliardë dollarë shpenzime. Raporti nuk përmend ndonjë problem të posaçëm me pajisje, e as edhe modelet që janë rikthyer.
Por tani, mund të bëjmë disa hamendësime.
Nëse ky rikthim është bërë për modelet ekzistuese si iPhone 5 dhe iPhone 4S, atëherë ky do të mund të ishte si tregues për çalimin e ndërmarrjes Apple në zinxhirin e furnizimit.
Sidoqoftë, nëse këto modele me probleme janë modele të iPhone 5S, Apple mund të detyrohet që të shtyjë lëshimin e pajisjes së vet më të fundit. Foxconn është raportuar se ka filluar prodhimin e pajisjeve iPhone 5S më herët gjatë këtij muaji.