Televizorët smart të Samsung të Çertifikuara nga Industria për Sigurinë e Shtuar
Las Vegas, 10 janar - Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot se zgjidhja e saj e sigurisë për TV Smart, duke përfshirë teknologjinë Samsung Knox, është njohur nga institucionet globale të çertifikimit.
TV Smart i Samsung është i pari në industri që ka marrë çertifikatën e Common Criteria (CC) për tre vite rresht dhe shërbimi i pagesave të saj Checkout është gjithashtu i çertifikuar nga Payment Card Industry Data Security Standard (PCI DSS).
"Në Samsung, siguria është përparësia jonë kryesore në zhvillimin e teknologjisë së TV Smart," tha Jonghee Han, President i Visual Display Business pranë Samsung Electronics. "Ne jemi të angazhuar për të ofruar një nga zgjidhjet më të besueshme të sigurisë në treg për përdoruesit tanë të televizorëve Smart."
Teknologjia Samsung Knox për TV zbaton një root hardware të arkitekturës së besuar të sigurisë, e cila përfshin funksionalitetet e sigurisë në platformën televizive. I integruar në të gjitha formatet e Smart TV nga ky vit, teknologjia Samsung Knox siguron një optimizim të fuqizuar të sigurisë në TV Smart në çdo ambient të përdoruesit.
Ky sistem zbulon dhe heq aplikacionet që kanë qëllime dashakeqëse, që mund të vjedhin të dhëna të rëndësishme nga aplikacionet e tjera.
Bazuar në këtë siguri të shtuar, Samsung u bë i pari në industri që ka marrë çertifikimin e Common Criteria, një sistem çertifikimi ndërkombëtar i njohur për sigurinë kompjuterike që është përdorur në mbrojtjet e sistemeve qeveritare, për tre vite rresht.
Shërbimi i pagesave Checkout i Samsung mori çertifikimin e PCI DSS nga UL në CES 2018, një tjetër arritje për industrinë televizive. Për T-Commerce, e cila u lejon konsumatorëve të blejnë produkte dhe shërbime direkt nga televizorët e tyre, Samsung ka forcuar më tej sigurinë e shërbimit të pagesave të saj të TV Smart.
Checkout është një shërbim i thjeshtë i pagesave T-Commerce që enkripton informacionin e kartës së kreditit. PCI DSS është një standard ndërkombëtar i sigurisë së të dhënave i cili është adaptuar nga American Express, Discover Financial Services, JCB International, MasterCard dhe Visa Inc. për të gjitha organizatat që përpunojnë, ruajnë ose transmetojnë informacionin e kartës së kreditit.
Përveç programit të sigurisë, Samsung dhe McAfee gjithashtu kanë zhvilluar një aplikacion të ri sigurie të përshtatur për televizorët, e quajtur McAfee Security for TV, e cila është integruar që nga Prilli i vitit 2017 dhe përshtatet në të gjithë TV Smart të Samsung.
Ky aplikacion për sigurinë e TV ofron një mbrojtje shtesë të dyfishtë për televizorët Smart të Samsung. McAfee është një nga kompanitë më të mëdha botërore të sigurisë kibernetike, që ofron shërbime të sigurisë në 32 gjuhë.
Televizorët Smart të Samsung ishin të parët në botë që adaptuan këtë software inovativ të sigurisë, veçanërisht për televizorët.