Teleskopi në Arizona mposht Hubble
Arizona, 16 qershor - Një teleskop tokësor ka nxjerrë jashtë loje teleskopin Hubble që i ka dhuruar shkëncës së astronomisë mijëra imazhe nga Universi.
Large Binocular Telescope që ndodhet në Malin Graham të shtetit Arizona në SHBA ka arritur të fotografojë imazhe 3 herë më të detajuara krahasuar me teleskopin Hubble.
Së shejti ky teleskop do rrisë edhe më shumë kapacitetin dhe cilësinë e tij pasi do montohet një sistem optik edhe në syrin e tij të dytë. Kur kjo të ndodhë në vitin 2011, ai do të jetë 10 herë më i fuqishëm se Hubble.