Telekomi rus i jep qasje në internet Koresë së Veriut
Phenian, 3 tetor - Një grup hulumtuesish nga Shtetet e Bashkuara, të vendosur në Korenë Veriore, kanë thënë se një kompani interneti ruse, po i ofron lidhje alternative të internetit Phenjanit.
Lidhja e re zbulohet pasi SHBA-ja vazhdimisht po bën përpjekje për të ndaluar lidhjen e Koresë së Veriut me botën, për shkak të shqetësimeve rreth programit nuklear dhe raketor.
Lidhja e parë e internetit të Koresë Veriore kalon nga aleati i saj më i afërt, Kina.
Kjo i ka dhënë Koresë së Veriut qasje në informata, po ashtu kjo lidhje i ka thënë hapësirë për spiunazh dhe luftë kibernetike.
Në vitin 2014, inteligjena amerikane, pati fajësuar hakerët e Koresë Veriore, për vjedhje kibernetike ndaj kompanisë së filmit, Sony Pictures.