Telefoni i mençur Xiaomi, rival i iPhone-it
Pekin, 31 gusht - Një telefon i ri i mençur, prodhuar në Kinë, Xiaomi, është i gatshëm të konkurrojë me iPhone.
Sipas një kompanie interneti në Kinë, produkti i hedhur në treg ka të dhëna të mira dhe është më pak i kushtueshëm se iPhone i Apple.
Detajet janë bërë publike nga Lei Jun, themelues i Xiaomi Technology Co.
Pajisja kushton 1999 juanë ose 200 euro.