Telefonat e mençur dhe llaptopët ndalojn gjumin
Londër, 4 prill - Ne jemi shumë të varur nga pajisjet elekrtonike sa që i marrim edhe në shtrat. Por lloji i veçantë i dritës që këto pajisje e transmetojnë e vështirëson gjumin tonë.
Pothuajse 80 për qind prej nesh e përdorin telefonin e mençur ose llaptopin dy orë para gjumit. Në mesin e atyre që kanë moshën 18 deri në 24 kjo shifër rritet në 91 për qind.
Drita e kaltër e këtyre pajisjeve ndalon prodhimin e hormonit melatonin që nxit gjumin.
Profesori Richard Wiseman, i cili është psikolog në Univerzitetin e Hertfordshire, thotë: Drita e kaltër e këtyre pajisjeve ndalon prodhimin e hormonit melatonin që nxit gjumin, prandaj është e rëndësishme të mos i përdorim para kohës së gjumit.