Teknologjia në mjedisin biznesor
Prishtinë, 10 mars - Në Kosovë janë mbi 30,000 biznese kosovare që paguajnë tatimet dhe operojnë në treg.
Kjo tregon që mjedisi kosovar është duke u rritur gjithmonë e më shumë, duke sjellur në realitet një mjedis kompleks, me shumë nevoja të reja nga ai që jemi mësuar deri tani.
Mënyra se si vendet e zhvilluara e kanë përkrahur këtë progres ka qëne nëpërmjet potencialeve teknologjike.
Sistemet për menaxhimin e klientëve (CRM), menaxhimin e shërbimeve financiare, burimeve njerëzore, menaxhimin e dokumentave elektronike, menaxhimin e punës operative dhe planit të veprimit, website, profileve në rrjetet sociale, e shumë shumë instrumenta të tjerë.
Ndërkohë që për korporata të mëdha këto sisteme janë të domosdoshme, por dhe të përballueshme nga ana financiare, ndërsa për NVM ( ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ) këto sisteme janë vetëm pjesë e listës së tyre të dëshirave.
Kjo ishte shtysë që dy kompani (PrimeDB dhe ACA) të fillojnë një bashkëpunim të ri, për ndërtimin e një platforme teknologjike që do të ishte një vegël e përditshme e përdorshme nga NVM, përmes së cilës do të krijohej një komunitet biznesor nga kompanitë kosovare të cilat mund të gëzojnë shërbimet e kësaj platforme si dhe përdorimin e këtij komuniteti për rrjetëzim.
DyGur (www.dygur.com) është platforma që tashmë operon online, thotë themeluesi i saj Korab Zhuja.
Ky komunitet ka mbi 3000 kompani të rregjistruara dhe shërbime, si direktoriumi i bizneseve kosovare, shërbimet financiare dhe ligjore, konsulenca menaxheriale, monitorimi i tenderëve dhe ofertave ditore, ndërtimi i prezencës online dhe rrjeteve sociale, si dhe shumë vegla tjera.
Nëse jeni pjesë e një biznesi të vogël apo të mesëm do të ju inkurajonim ta vizitoni këtë platformë online dhe mund të kontaktoni për të parë nga afër cilat do të ishin përfitimet që do të mund ti keni. Prezantimi i kësaj platforme ofrohet nga kjo kompani.