22 Dhjetor 2024

Teknologji, shpikjet e dështuara të 2010-s

SHBA, 30 dhjetor - Në vitin 2010 u panë për herë të parë videolojrat që mund të komandohen vetëm nëpërmjet lëvizjeve të trupit, shpërthimi i smartphone e iPad, por edhe disa dështime të mëdha të teknologjisë. Kjo është një renditje e dhjetë shpikjeve më të këqija.

1. Antena e iPhone. Apple shpenzoi me qindra miliona dollarë në kërkime dhe teknologjinë e duhur për të realizuar iPhone 4, por suksesi u minua nga fakti që shumë njerëz nuk mund të komunikonin dot me të. Dizenjimi i keq i antenës marrëse bënte që gjatë mbajtjes në dorë të mos kishte valë.

2. Televizorët 3D. Pasi u vendos në qendër të vëmendjes në panairet e teknologjisë në janar, televizorët 3D kanë fituar shumë pak popullaritet gjatë vitit. Arsyeja? Kush është ai që do të shpenzojë 4 mijë dollarë për një pajisje, e cila mund të transmetojë një numër shumë të kufizuar programesh dhe përballë së cilës duhet të ulesh me një palë syze të posaçme?

3. Microsof Kin. Microsoft ndërtoi një smartphone që duhet të përmbyste tregun, por në fakt, dizenjo e gabuar, funksionet e kufizuara dhe çmimi i lartë bënë që të kalohej menjëherë tek Windows Phone 7. Kin jetoi vetëm disa muaj, por vështirë se do t’i mungojë dikujt.

4. Nexus One. Android, kompania e dalë nga Google dhe e specializuar në ndërtimin e celularëve ka njohur një sukses të paimagjinueshëm në treg, por tentativa e vetë Google për të bërë diçka të tillë dështoi në mënyrë të bujshme. iPhone i Google nuk janë të aftë të konkurrojnë me asnjë celular tjetër në treg.

5. Privacia në FB. 500 milion persona kanë një llogari në FB dhe të gjithë u shqetësuan kur në mesin e vitit, komunikimi në chat mes dy personave i shfaqej edhe të tretëve. Ideja e drejtorit të rrjetit shoqëror, Mark Zuckerberg dështoi menjëherë, ndërsa ai iu rikthye modelit të vjetër të operimit të faqes.

6. Google Buzz. Duhet të shkaktonte një revolucion në botën e informatikës, por me Buzz, nëse nuk çaktivizoje më parë disa funksione, duke shikuar faqen e dikujt, mund të mësojë edhe se çfarë adresash ka frekuentuar ai apo çfarë ka shkruar ai nëpër forume. Google e zgjidhi shumë shpejt këtë problem, por Buzz nuk e rimorri më kurrë veten.

7. Piratët e faqeve të mediave. Një seri mediash amerikane ranë në kolaps gjatë dhjetorit, nga një sulm i koordinuar i një grupi hackers, pavarësisht se fjala e fundit e teknologjisë duhet të pengonte çdo lloj hyrje në sistem.

8. Ideja e Yahoo. Demand Media, Aol Seed dhe Associated Content, të sjella nga Yahoo këtë vit, ishin sisteme që ndihmonin njerëzit në kërkimin e informacioneve të tyre në internet. Sistemi duhet të ishte një mënyrë e zgjuar kërkimi, në gjendje të linte pas Google, por nuk solli asnjë ndryshim dhe nuk përdoret prej askujt.

9. Rikthimi i Digg. Ishte një ide e gabuar që në fillim, rikthimi në jetë i një rrjeti shoqëror si Digg, në një kohë kur gjigantë si FB apo Twitter po i marrin frymën edhe rrjeteve të tjera që ekzistojnë. Sistemi jetoi shumë pak kohë.

10. iTung Ping. Sistemi i Apple ka të depozituar një listë të pafundme këngësh, por shuëm artistë kryesorë mungojnë, nuk mund të përdoret nga FB (si pasojë e marrëveshjes me Twitter) dhe e vetmja gjë që mund të bëjë është të shesë muzikë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)