23 Dhjetor 2024

Teknologji e re me dritë për parandalimin e krimit

Washington, 27 janar - Policia në shtetin amerikan të New Jersit do të fillojë të përdorë një teknologji të re antikrimi, e cila ka ngjallur debate.

Fjala është për një teknikë e cila me anë të një prozhektori lëshon një dritë të kuqe mbi personin që është gati të kryejë një krim, duke lehtësuar identifikimin e tij.

Zyrtarët besojnë se kjo mënyrë do t’i bëjë njerëzit të ndihen të sigurt edhe pa praninë e policisë.

Policia në distriktin East Orange të shtetit New Jersit , thotë se sistemi i ri i ndërhyrjes me anë të dritës është një teknikë që do të ndihmojë për të parandaluar krimin.

Kamerave të vëzhgimit që janë të instaluara kudo në qytet do t’u shtohet edhe një dritë e kuqe.  survejimi ekzistuese në qytet.

Kur një polic, i cili është duke vëzhguar nga zyra e tij kamerat e shumta të survejimit në qytet, vëren se diku mund të ndodhë një krim, për shembull një grabitje, ai lëshon me telekomandë një dritë të kuqe mbi personin që është gati të kryejë krimin.

Shefi i policisë i distriktit, William Robinson, thotë se teknologjia e re do të bëjë të mundur që njerëzit të ndjehen të sigurt edhe kur prania e policisë nuk është e dukshme:

\"Ne dëshirojmë të kishim mjetet për t’i bërë njerëzit, e sidomos fëmijët të ndihen të sigurt dhe, në të njëjtën kohë që edhe kriminelët të dinë se ne po i vëzhgojmë. Nuk mund t\'ju them se sa herë vërejmë me kamerat tona situata ku “një krim është gati të ndodhë\". Ndonjëherë, operatorit të vëzhgimit i vjen të kërcejë përmes ekranit dhe të ndërhyjë në situata të tilla. Por kjo gjendje tani do të ndryshojë. Ndërsa në Londër ka kamera që flasin, ne këtu do të instalojmë kamerat me dritë të kuqe. \"

Zoti Robinson thotë se kamerat me dritë të kuqe janë më të efektëshme se sa kamerat me zë që janë përdorur në qytete të tjera.

Ai thotë se këto kamera vënë në shënjestër një person të vetëm, ndryshe nga tingulli i altoparlantit, i cili humbet në zhurmën e qytetit. Veç kësaj, drita nuk shkakton zgjimin e njerëzve në mes të natës, siç mund të bëjë tingulli.

Zoti Robinson thotë se teknologjia e re është një mesazh se policia do ta marrë seriozisht në dorë problemin.

\"Mesazhi për kriminelët është, \"policia po ju vëzhgon, po ju regjistron dhe po reagon\". Ne do t’i përdorim kamerat me dritë edhe për të krijuar një mjedis të sigurt brenda perimetrit të shkollave që fëmijët të ndihen të sigurt. Teknologjia do të ndihmojë parandalohen krimet e rënda edhe pse policia mund të mos jetë fizikisht aty.”

Distrikti East Orange me rreth 65 mijë banorë vitet e fundit ka patur një prej niveleve më të larta të krimit në vend.

Policia ka përdorur një arsenal mjetesh të teknologjisë së lartë, nga sistemet e zbulimit të armëve të zjarrit dhe lexuesit e targave të automjeteve e deri te programet kompjuterike që mund të analizojnë pothuajse menjëherë të dhënat për krimin.

Detektivja e policisë, Suzanne Loogis thotë se teknologjia e instaluar në makinë, për shembull, ndihmon mjaft në luftën kundër krimit.

\"Pra, nëse ne jemi duke bërë një hetim, ne mund të shohim se çfarë po ndodh para se të arrijmë në vendin e ngjarjes, dhe të vemë në veprim kamerat nga larg.”

Krimi i dhunshëm në East Orange ka rënë me më shumë se dy të tretat që nga viti 2003, sipas statistikave të policisë.

E megjithë këtë rënie, ky qytet po hedh një hap më tej, duke u bërë i pari në vend që përdor sistemin e identifikimit me dritë të kuqe.

Por aktivistët që luftojnë për privatësinë, po shprehen hapur kundër një shtimi në përdorimin e teknologjisë së vëzhgimit në zonat urbane.

Deborah Jacobs është drejtore ekzekutive e Bashkimit për Liritë Civile, dega New Jersey.Ajo thotë se jeta në Shtetet e Bashkuara po bëhet bërë gjithnjë e më e monitoruar nga teknologjia e mbikqyrjes.

\"Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur shembullin e Britanisë për mbikqyrjet me video, pavarësisht se në asnjërin nga vendet nuk ka prova se ky është një mjet efektiv për parandalimin e krimit. Pra, është një lloj \'Big Brother\' që na bën të ndihemi se nuk kemi kontroll. Në Shtetet e Bashkuara, kemi pasur mjaft monitorim të aktiviteteve politike. \"

Teknologjia e re me dritë pritet të instalohet në Nju Xhersi gjatë këtij viti.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)