23 Dhjetor 2024

Tech4Good mbahet në Tiranë për sfidat e organizatave me teknologjinë

Tiranë, 2 mars - Më 7 Mars Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me zyrën lokale të Microsoft në Shqipëri, organizojnë ditën e Microsoft-it kushtuar sektorit qytetar - "Teknologjia Cloud ndihmon shoqëritë".

Organizuar në ambjentet e OFICINA pranë Institutit "Harry T. Fultz" në Tiranë, konferenca hap siparin në ora 10:00 me të ftuar Sokol Vladin, Drejtor i Përgjithshëm i Microsoft Shqipëri, Bardhyl Jasharin, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Vlora Ademi Menaxhere e Programeve në Edukim në Microsoft Maqedoni, Adrijana Selmani, Asistente e Programeve në Fondacionin Metamorfozis si dhe Lefter Roko, Abraham Linkoln dhe Erkens Gjini, Oficina të cilët do të ndajnë me të ftuarit eksperiencat e tyre me teknologjitë e Microsoft.

Ngjarja vjen në mbështetje të përfaqësuesve të sektorit qytetar të cilët do të informohenë më tepër rreth donacioneve softuerike dhe donacionit në vlerë prej 5,000 dollarëve në platformën Microsoft Azure nga programi i Microsoft në përkrahje të sektorit qytetar, i cili në Shqipëri dhe Ballkan zbatohet Fondacioni Metamorfozis, nëpërmjet platformës ТеchSoup Balkans.

Të ftuarit do të kenë mundësinë të dëgjojnë rreth sfidave me të cilat ballafaqohen OJF-të në Shqipëri dhe shembuj të mirë se si teknologjia u vjen në ndihmë OJF-ve që të punojnë më lehtë dhe të realizojnë misionin e tyre më shpejtë. Teknologjia nuk është më sfidë për asnjë organizatë me ndihmën e TechSoup Balkans.

Konferenca e cila do të fillojë me një fjalë përshëndetëse të Sokol Vladit dhe Bardhyl Jasharit do të prekë disa tema si Microsoft Azure, Office 365, Përvojat e OJF me Microsoft, Prezantimi i TechSoup Balkans dhe një sesion Pyetje dhe Diskutim.

Sigurisht e gjithë vëmendja do të jetë në platformën Microsoft Azure, Microsoft Office 365 dhe mundësitë e shumta të ofruara për organizatat si dhe eksperiencat e OJF-ve me teknologjinë dhe veçanërisht teknologjitë e ofruara prej Microsoft.

Kjo konferencë ju fton të dëgjoni risitë më të fundit të cilat i ofron platforma Microsoft Office 365 e cila mund të përfitohet falas dhe kushtet që OJF-të duhet të plotësojnë që të përfitojnë donacion të Microsoft Azure në vlerë prej 5,000 dollarësh.

Po ashtu përfaqësuesit e OJF-ve të tjera pjesëmarrëse do të kenë mundësi të prezantojnë sfidat të cilat janë përballur dhe sesi teknologjia mund t\'ju ndihmojnë të përmirësoni punën tuaj dhe të arrini potencialin tuaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)