Të rinjtë festojnë fundin e vitit duke koduar
Prishtinë, 24 dhjetor - Akademia jCoders, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, kësaj radhe fund vitin e presin me shumë inovacion të gërshetuar në një ngjarje të vetme - Hackathonin (Ditën e Kodimit) më të madh të organizuar deri më tani në Kosovë.
Gjatë ditës së shtunë, në hapësirat e Fakulltetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, nxënësit e Akademise jCoders do të përjetojnë maratonën e kodimit gjatë të cilës ata do të zhvillojnë idetë e tyre duke shfrytëzuar gjuhë të ndryshme programuese.
Këta fëmijë kanë kaluar nëpër program sfidues, atraktiv dhe të mbushur me informata për të mësuar kodimin. Rezultati i njohurive të cilin këta fëmijë kanë marrë do tëdemonstrohet të shtunën, ku fëmijët do te krijojnë lojëra, aplikacione, konstrukte robotike origjinale, holograme, dhe lojëra për platformë mobile.
I gjithë ky kreacion teknologjik është rezultat i njohurive të marra gjatë nje viti të punës të nxënësve në Akademine jCoders. Pritet që në këtë Hackathon të marrin pjesë më se 200 nxënës. Kurse ne ekspozitë të punimeve pritet të marrin pjesë 500 vizitor.
Gjithashtu, gjate kësaj dite, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike do të tregojnë punët e tyre shkencore kompjuterike, të cilat i kishin pjesë të temës së diplomës ose punëve gjatë studimeve. Kjo do te shërbej si inspirim për nxënësit e Akademisë ashtu që të kenë të qartë çka i pret pas dyerve universitare të këtij drejtimi.
Ceremonia është e hapur për publikun e gjerë i cili do të ketë mundësi ti dëgjoj prezantimet nga vet nxënësit. Prezantimet do të jenë të shkurta ku fëmijët do të tregojnë kodin e realizimit dhe më pas do të demonstrojnë projektin e tyre. Në ceremoni do të dallohen kontribuuesit kryesor të Hackathon-it dhe programerët e dalluar më çmime.