Sulmohet web faqja zyrtare e Doganave të Kosovës
Prishtinë, 14 janar - Sot është sulmuar web faqja zyrtare e Doganave të Kosovës (http://dogana.rks-gov.net), duke shkruar parulla të njohura të tyre kundër korrupsion, etj, si dhe me mbishkrimin Vetëvendosje.
Faqja zyrtare e Doganave të Kosovës vazhdon të jetë nën administrimin e hackerave edhe të tutje.
Por në reagimin e saj lëvizja "Vetëvendosje" sqaron se nuk ka përgjegjësi për këtë ngjarje.
"Lëvizja Vetëvendosje! dëshiron të sqarojë opinionin në lidhje me lajmin e plasuar në media për hakimin e Web faqes së Doganave të Kosovës, se Lëvizja Vetëvendosje! nuk ka përgjegjësi për këtë akt dhe nuk ka njohuri se kush qëndron prapa kësaj."