23 Dhjetor 2024

Sulmohet faqja e internetit e CIA-s

Washington, 16 qershor - Agjencia Qëndrore e Inteligjencës amerikane, CIA, ka deklaruar se është duke verifikuar raportet se faqja e tyre e internetit është sulmuan nga hakerë të kompjuterit.

Grupi i hakerëve, “Siguria Lulz”, ka lajmëruar përmes një mesazhi në rrjetin social, Tëitter, se e ka sulmuar faqen e internetit, cia.gov. Disa vështirësi janë raportuar në qasjen në këtë faqe interneti mbrëmjen e së merkurës, mirëpo ishte e paqartë nëse këto vështirësi janë shkaktuar nga grupi që e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Grupi “Lulz” më hëret gjatë javës e ka lajmëruar një sulm në faqen publike të internetit të Senatit amerikan duke thënë se kanë vjedhur të dhëna nga shërbimi kompjuterik i trupit legjislativ amerikan.

Grupi gjithashtu e ka marrë përgjegjësinë për një seri sulmesh kibernetike, përfshi edhe operacionet në internet të kompanisë, SONY dhe faqen e internetit të Sistemit të Transmetuesit Publik amerikan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)