Sulmohen web-faqet e Koresë Jugore
Seul, 25 qershor - Koreja e Jugut ka lëshuar alarm kibernetik, pas një sulmi të koordinuar në web-faqet e saj zyrtare.
Ueb-faqet e presidencës, disa agjencive qeveritare dhe disa serverë mediatikë raportohet të jenë prekur nga sulmet.
Qeveria ka thënë se identiteti i sulmuesve nuk është i njohur.
Për sulmet e mëparshme kibernetike, Koreja e Jugut ka fajësuar Korenë e Veriut.
Incidenti i sotëm përkon me përvjetorin e fillimit të luftës koreane më 1950-53.