27 Dhjetor 2024

Sulmohen faqet elektronike gjermane

Berlin, 9 janar - Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër disa faqe eletronike të qeverisë gjermane, në prag të një takimi mes kryeministrit të Ukrainës Arseniy Yatsenyuk dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Një grup i vetquajtur \"CyberBerkut\" mori sot përgjegjësinë për bllokimin e faqes së kancelares dhe atë të parlamentit. Grupi kërkon që Berlini të ndërpresë marrëdhëniet me qeverinë ukrainase.

Faqet elektronike ishin të bllokuara për të paktën një orë.

Bisedimet mes zonjës Merkel dhe kryeministrit të Ukrainës pirtet të përqëndrohen mbi sigurinë dhe shtimin e ndihmës ekonomike gjermane për qeverinë e Kievit.

Separatistët në lindje të Ukrainës e kundërshtojnë qeverinë e Kievit duke kërkuar autonomi nga pjesa tjetër e vendit. Më shumë se 4,700 njerëz kanë vdekur që kur filloi kryengritja në muajin prill.

Një armëpushim u arrit në shtator por luftimet kanë vazhduar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)