Sulmi më i madh kibernetik ngadalon internetin në gjithë botën
New York, 28 mars - Interneti në të gjithë botën është ngadalësuar për shkak të një sulmi kibernetik për të cilin ekspertët e sigurisë thonë se është më i madhi i realizuar ndonjëherë.
Një sherr mes një grupi që lufton e-mailet spam dhe një kompanie postimi, gjë që shkaktoi sulme hakmarrëse që po ngadalësojnë funksionimin e infrastrukturës bazë.
Disa shërbime popullore si Netflix janë prekur tashmë ndërsa ekspertët kanë frikë se ngadalësimi mund të përfshijë edhe bankingun online dhe sistemet e postës elektronike.
Pesë forca policore kombëtare po hetojnë mbi sulmet. Spamhaus, një organizatë joqeveritare me zyra në Londër dhe Gjenevë, synon të ndihmojë ofruesit e shërbimeve të postës elektronike për të filtruar e-mailet spam.
Për të arritur këtë qëllim, grupi liston adresat e raportuara si shpërndarëse të e-maileve të dëmshme si dhe një listë me serverët nga e kanë origjinën këto e-maile.
Së fundmi, Spamhous bllokoi serverët e kompanisë Cyberbunker, një grup postimi në Holandë, që deklaron se pranon të hetojë çdo faqe me përjashtim të faqeve me përmbajtje pedofilie dhe terroriste.
Sven Olaf Kamphuis, i cili pretendon se është zëdhënësi i Cyverbunger, tha se Spamhaus po abuzonte me pozicionin e vet dhe nuk duhet të lejohet të vendosë se çfarë publikohet dhe çfarë jo në internet.
Spamhaus ka ngritur aludimin se Cyberbunger, në bashkëpunim me gangsterë kriminalë nga Europa Lindore dhe Rusia, fshihet pas sulmit. Cyberbunker nuk iu përgjigj kërkesave për komente.
Steve Linford, drejtori ekzekutiv i Spamhaus, tha se përmasat e sulmit janë të paprecedent. Kemi qenë nën sulm kibernetik për më shumë se një javë, tha ai. Megjithatë ne vijojmë të funksionojmë dhe ata nuk kanë qenë në gjendje të na bllokojnë. Inxhinierët tanë po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të na mbajtur në funksionim.
Linford i tha BBC se sulmi po hetohet nga pesë forca policore kombëtare nëpër botë. Sulmuesit kanë përdorur një taktikë të njohur si Mohimi i Shërbimit DDoS, e cila e bombardon objektivin me kërkesa false, gjë që e ngadalëson ose e bllokon faqen e sulmuar.
Në këtë rast, Sistemi i Adresave të Internetit të Spamhous u sulmuan. Ky është sistemi që kryen konvertimin e të dhënave numerike që përdor si adresë bota e internetit me emrat e faqeve të internetit.
Raportohet se fuqia e këtij sulmi të fundit do të mjaftonte për të bllokuar shërbimin e internetit të një qeverie të tërë.
Nëse shënjestron faqen e internetit të qeverisë së Anglisë, ajo do të rrëzohej menjëherë, komentoi një ekspert për BBC. Këto sulme shënojnë kulmin në 300 gb/s).
Zakonisht kur synohet të goditet një bankë, përdoret deri në 50 gb/s.
Sulmi ka dëmtuar shërbimet e internetit në të gjithë botën, thotë prof. Alan Woodward, një ekspert i sigurisë kibernetike në Universitetin Surrei, në Britaninë e Madhe.
Duhet ta imagjinoni internetin si një autostradë. Ata po përpiqen të vendosin shumë trafik në një nyje të caktuar dhe kjo shkakton probleme në të gjithë autostradën, tha ai.
Grupi Spamhaus tha se ishte në gjendje ta përballonte sulmin për shkak se infrastrukturën e saj e ka të shpërndarë në disa vende. Grupi mbështetet nga disa nga kompanitë më të mëdha të internetit në botë, të cilat pëlqejnë shërbimet e saj të identifikimit të burimit të materialeve të padëshirueshme, si e-mailet spam, të cilat përdoren nga keqbërësit për të shpërndarë informacion të rremë, për të mbledhur të dhëna personale si adresat e e-mailit apo për të shpërndarë viruse ose reklamë spekulative.
Linford tha se shumë kompani, si Google, kanë vënë në dispozicion burimet e veta për të ndihmuar absorbimin e të gjithë këtij trafiku.
Arsyeja e mbijetesës së Spamhaus lidhet me faktin se ka rreth 80 serverë nëpër botë.