Suksesi i Facebook-ut, sepse prek psikologjinë e njeriut
New York, 4 korrik - Arsyeja për suksesin e jashtëzakonshëm të Facebook-ut është zbuluar më në fund. Përdoruesit e Facebook-ut bëhen të varur për të ndarë ndodhitë, historitë dhe thashethemet, ka pohuar një psikolog.
Shkencëtari amerikan Jonah Berger thotë se Facebook ndikon në emocione të fuqishme si lumturi dhe të qeshura apo edhe zemërim, gjë që rrit mundësinë e njerëzve për të ndarë këto ndjenja me miqtë në internet.
Suksesi i pabesueshëm i Facebook-ut dhe Twitter-it, është për faktin se ata prekin psikologjinë e njeriut. Dr. Berger beson se studimi i tij do të ndihmojë bizneset dhe të tjerët për të kuptuar se si ta përdorin në avantazhin e tyre.