Suedi, shfaqet Samsung Galaxy Z
Stokholm, 3 korrik - Duket se Samsung do të nisë një përsëritje më të përballueshme për Galaxy SII, një pajisje të quajtur Galaxy Z - e cila është vënë re në Suedi. Galaxy Z mund të shihet si një rival interesant i iPhone 5.
Ekrani nuk duket të jetë shumë më i vogël se ai i Galaxy SII por nuk është i të njëjtit lloj (Super LCD vs Super AMOLED plus), mban të njëjtin resolucion si Galaxy S (400x800 piksel) dhe mendohet se është rreth 9.5 mm dhe 135 gram.
Në fakt mund të thuhet se ai duket si një version i përditësuar i Galaxy S përderisa mban të njëjtën kamera (5 megapiksel me opsion të regjistrimit në HD), të njëjtën memorie në bord (8GB) dhe Gingerbread. Pajisja duket si një kombinim i I9003 Galaxy SL dhe Galaxy S. Akoma nuk ka detaje në lidhje me çmimin.