28 Dhjetor 2024

Studentët mësojnë programe për hakerë

Prishtinë, 23 korrik - Vjedhjet e të dhënave kompjuterike nga hakerët mund t’u kushtojnë kompanive dhe konsumatorëve miliona dollarë, ndërkohë ekspertët e sigurisë thonë se ata që mbrojnë sistemet kompjuterike duhet të kenë aftësi si hakerët për të kuptuar dobësitë e sistemeve që të jenë në gjendje t’i mbrojnë ato.

Materiali në vazhdim na njeh me një kurs për të rinj në San Diego të Kalifornisë, ku ata po mësojnë se si të bëhen hakerë.

Rreth 20 nxënës të shkollave të mesme, fitues të konkursve lokale, po mësojnë se si të hyjnë nëpër sisteme kompjuterike. Programi 5 ditor zhvillohet tek firma e sigurisë ESET North America.

Një prej tyre është 16 vjeçarja Chloe Chrisostomo. “Synimi është të arrijmë të hyjmë në një rrjet kompjuterik që ka krijuar kjo firmë, ose nëpër kompjuterat individualë dhe të shkaktojmë probleme.”

Një hyrje e vetme, si ajo e vitit të kaluar në rrjetin e dyqaneve Target, mund të kushtojë qindra miliona dollarë, ndërkohë që institucionet financiare duhet të zëvendësojnë kartat e kreditit të grabitura. Ky është problem botëror dhe policia në vende si India apo Rumania, e kanë të vështirë të përballen me hakerët.

Këta studentë mësojnë mbi spiunazhin kibernetik dhe tregëtimin e informacioneve të vjedhura. Analisti Cameron Camp thotë se programi ka një sistem shumë real.

“Programi është si një korporatë e vërtetë, me të gjitha rrjetet kompjuterike dhe të internetit ku ruhen informacione. Kemi ndërtuar gjithçka si në një mjedis real.”  

Është një mjedis i mbyllur dhe studentët mësojnë si të depërtojnë. Maturanti Jomarri Salomon thotë se kursi e ndihmon të kuptojë mendjen e grabitësve në internet.

“Mësojmë si të mbrojmë sistemet kundër hakerëve. Duhet të dimë se si mendojnë dhe veprojnë hakerët që të jemi në gjendje të mbrohemi nga ata në të ardhmen.”

Pjesmarrësit ndihmohen nga studentët e universitetit. Liz Fraumann me fondacionin Securing Our eCity thotë se nxënësit shkollës së mesme ndryshojnë qëndrimin gjatë kursit.

“Fillimisht ata kujtojnë se i dinë të gjitha. Ata kanë në fakt shumë njohuri. Por nga mesi i javës e pranojnë se nuk dinin aq sa ç’mendonin.

Nga fundi i javës, ata janë të mirëpërgatitur në programin White Hat dhe kanë mësuar si të ndihmojnë dhe jo dëmtojnë sistemet kompjuerike thotë Camp.

“Duam t’u mbushim mendjen atyre që kanë aftësi kompjuterike se përfitimet në fund janë më të mira po të punosh në anët pozitive se sa për keqbërësit.”

Ata që janë në fushën gjithnjë e në rritje të sigurisë kompjuterike, thonë se duhen më shumë të rinj si këta nxënës për të luftuar numrin në rritje të hakerëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)