27 Dhjetor 2024

Stavileci: Sektori i teknologjisë informative do të trajtohet me prioritet

Prishtinë, 24 dhjetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka vizituar Innovation Centre Kosovo dhe Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) për t’u njoftuar nga afër me zhvillimet dhe trendet e sektorit të TIK në Kosovë si dhe për t’i identifikuar mundësitë e bashkëpunimit dhe mënyrat e asistencës nga Qeveria e Republikës së Kosovës për këtë sektor.

ICK dhe STIKK ia prezantuan ministrit punën e bërë në tre vjetët e fundit, strategjinë nacionale të zhvillimit të sektorit, planet për hapjen e qendrave të reja për inkubim të startup bizneseve, propozimet për ndryshime në paketën fiskale si dhe shembuj të modeleve të suksesshme të funksionimit të qendrave inovative në rajon dhe botë.

Në fund të takimit, me nismë të ministrit Stavileci, të gjithë aktorët kryesorë të fushës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë do të mblidhen më 17 janar 2015 në Prishtinë për t’i hartuar veprimet konkrete si dhe për ta propozuar strategjinë ndërministrore në të mirë të nxitjes së zhvillimit të këtij sektori në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)