Stacioni i hapësirës me tre astronautë të rinj
Kazakista, 14 shtator - Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka tani tre anëtarë të rinj në ekuipazh.
Kapsula hapsinore “Soyuz” me dy astronautë amerikanë dhe një rus u ankorua në Stacion të mërkurën, pesë orë pas nisjes nga Kazakistani.
Tre astronautët duhet të qëndrojnë në stacionin hapësinor për rreth pesë muaj e gjysëm, për të kryer eksperimente.
Ata i bashkohen ekuipazhit të Stacionit me tre anëtarë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Italia të cilët ndodhet aty prej fundit të muajit korrik.