Stacioni Hapësirës do të vazhdojë operacionet deri më 2024
Florida, 9 janar - Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka bërë të ditur se Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës do të vazhdojë operacionet edhe për katër vjet shtesë, përkatësisht deri më 2024.
Stacioni orbital, prej 100 miliardë dollarësh, ka qenë operacional për 15 vjet dhe është dashur të operojë deri më 2020.
Dhjetëra vende marrin pjesë në laboratorin orbital, i cili ka gjatësinë e një fushe të futbollit, apo më shumë se 100 metra.
Stacioni i Hapësirës mirëmbahet ga një ekip rotativ i gjashtë astronautëve dhe kozmonautëve nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Evropa, Kanadaja dhe Japonia.