SpaceX lëshon me sukses në hapërisë një satelit sekret përgjimi
Florida, 2 maj - Kompania SpaceX e Elon Muskut, shënoi të hënën një triumf të ri, duke lëshuar me sukses në hapërisë një satelit sekret përgjimi për një agjenci qeveritare amerikane.
Nisja nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Kepin Kanaveral u shty një ditë, për shkak të një problemi me sensorët. Sateliti sekret i quajtur NROL-76 është i Zyrës Kombëtare të Gjurmimit dhe u dërgua në një orbitë të panjohur.
Kjo agjenci që e konsideron veten si sytë dhe veshët e vendit në hapësirë, mban dhe zhvillon satelitë përgjimi.
Lloji i satelitit nuk njihet, por Zyra Kombëtare e Gjurmimit ka përgjegjësinë të dallojë kërcënime të mundshme ndaj Shteteve të Bashkuara si sulme terroriste, zhvillimin e armëve bërthamore apo hedhje raketash.
SpaceX ka bërë përparim në misionin për ta bërë udhëtimin në hapësirë më pak të kushtueshëm, duke ricikluar raketa. Muajin e kaluar, kompania lëshoi në hapësirë me sukses një raketë që ishte përdorur edhe më parë.
Kjo ishte raketa e pestë që hedh SpaceX në vitin 2017.