SpaceX lëshon anijen e rifurnizimit për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
Florida, 3 prill - Kompania Space X që ofron shërbimin e transportit të mallrave në hapësirë për NASA-n, lëshoi dje pasdite anijen hapësinore Dragoi, me mision rifurnizimi të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Kjo anije hapësinore, e mbushur me furnizime prej 2630 kilogramësh për eksperimentet shkencore dhe mjete personale për ekuipazhin, u lëshua rreth orës 16:30, nga Kompleksi i Lëshimeve Hapësinore 40 në Stacionin e Forcave Ajrore të Kepit Canaveral të Floridas.
"Pas afro 10 minutash, motori i fazës së dytë ishte djegur plotësisht dhe Dragoi "konfirmoi hyrjen në orbitën e mirë", u njoftua në Twitter nga SpaceX.
Më pas NASA konfirmoi se panelet diellore të janë hapur "në kohën e përcaktuar."
Mbërritja në stacionin hapësinor është planifikuar të ndodhë të mërkurën ndërsa do të duhet edhe një muaj për lidhjen e anijes me stacionin. Më pas, anija Dragoi do të kthehet në Tokë me disa prej rezultateve të eksperimenteve të përfunduara, thuhet në një njoftim të NASA-s.