SpaceX drejt Stacionit Orbital
Florida, 21 shtator - Anija komerciale e hapësirës SpaceX u nis me sukses nga qendra amerikane në Cape Canaveral në Florida, duke marrë pajisje dhe eksperimente për Stacioni Orbital Ndërkombëtar.
Anija, e ndihmuar nga një raketë Falcon Nine, u nis sot në mëngjes dhe pritet të arrijë në Stacion të martën.
Moti sot ishte ideal për nisjen, ndryshe nga dje kur shiu detyroi shtyrjen e misionit.
Në më shumë se 2,200 kilogram furnizime përfshihet një printer 3-D që do të përdoret në stacionin e hapësirës.
Agjencia e hapësirës ka parashikuar që astronautët një ditë të mund të përdorin printerin për të prodhuar pjesë këmbimi sipas nevojës.
Ky është misioni i pestë për kompaninë SpaceX.