Soyuz vendos dy satelitë në orbitë
Moskë, 13 tetor - Një raketë ruse Soyuz është lansuar në hapësirë nga Guiana Franceze për të vendosur në orbitë dy satelitë për sistemin global të pozicionit (GPS) Galileo.
Kjo është hera e tretë që Soyuz niset jashtë bazave të ish Bashkimit Sovjetik.
Galileo, që pritet të bëhet plotësisht operacional në fund të kësaj dekade, synon tiu japë evropianëve autonomi nga GPS i kontrolluar nga qeveria amerikane dhe sistemet tjera të krijuara nga Rusia dhe Kina.