Soyuz mbërrinë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë
Moskë, 23 korrik - Anija kozmike ruse Soyuz, në tre astronautë në bord, ka arritur sot në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.
Anija kishte me vete veteranin kosmonaut rus Oleg Kononenko, astronautin e ri Kjell Lindgren dhe Kimiya Yui.
Soyuz i dërgoi këta astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, pavarësiht se para nisjes kishte problem me një panel diellor, i cili siguron energjinë për anijen.
Treshja ishte paraprarë që të fluturonte në muajin maj, por Rusia e shtyu misionin pas dështimit të një anijeje të ngjashme.
Aritja e këtyre tre astronautëve bënë që në stacionin e gjithësisë të jetë ekuipazhi i plotë prej 6 anëtarësh, për herë të parë pas 6 javësh.