Sot do të ndodhë eklipsi i parë i Hënës për vitin 2013
Bruksel, 25 prill - Këtë muaj gjatë ditës së Hënës së plotë, e cila i bie sot më 25 prill, në orën 19:55 UTC do të ndodhë eklipsi i parë i Hënës për këtë vit.
Kohëzgjatja e tij do të vazhdojë 27 minuta, dukshmëria më e mirë do të jetë në vendet e Evropës, Afrikës dhe Azisë.
Astronomët paralajmërojnë se në këtë periudhë mund të përkeqësohen sëmundjet kronike, të aktivizohen bota e krimit dhe njerëzit mendërisht të paqëndrueshëm.
Në vitin 2013 do të ketë gjithsej 5 eklipse: 3 hënore e 2 diellore, por asnjë nga ata nuk do të jetë i plotë dhe për këtë arsye ndikimi i tyre do të jetë minimal.