Sony së shpejti vjen me dy super-telefona
Tokio, 3 maj - Sony është duke përgatitur dy modele të reja të telefonave të mençur, të cilët në treg vijnë më vonë gjatë këtij viti.
Njëri prej tyre do të jetë një super-telefon. Bëhet fjalë për pajisjen tablet me emrin Togari, që vjen me ekran 6.44 inç Full HD.
Modeli i dytë i telefonit të mençur nga Sony do të jetë Honami, i cili do të sjell teknologjitë më të mira nga Sony në një pajisje të vetme mobile.
Ky telefon do të ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç në Full HD, procesorin me 2.3GHz quad-core Snapdragon 800, kamerë të pasme me 20 mega-piksel, bashkë me sensorin Cybershot CMOS dhe thjerrëzat e markës Carl Zeiss.