26 Dhjetor 2024

Sony së shpejti me fotoaparat prej 50MP

Tokio, 30 mars - Sipas uebfaqes “Sony Alpha Rumors”, kompania Sony është duke përgatitur një fotoaparat prej 50MP, e cila së shpejti mund të prezantohet.

Ky fotoaparat duhet të jetë konkurrenti i modelit Canon EOS 5DS, ndërsa do të posedojë një sensor të cilin kompania Sony e ka krijuar vetë.

Tash për tash nuk ka shumë detaje për këtë pajisje dhe nuk e dimë a bëhet fjalë për fotoaparatin E-mount, i cili mund të ishte Sony A9 sipas spekulimeve, apo fjala është për një nga fotoaparatet e Sony A-mount, transmeton Koha.net.

Prezantimi i kësaj pajisjeje është planifikuar të bëhet në muajin prill apo maj, kështu nuk na mbetet edhe shumë që t’i vërtetojmë këto spekulime.

Shanset janë të mëdha që ky fotoaparat i kompanisë Sony me gjithë ato megapiksela të jetë i dedikuar kryesisht për profesionistët dhe entuziastë të fotografisë dhe sigurisht do të jetë i dedikuar për segmentin e lartë të tregut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)