Sony së shpejti me dyqan nënujor
Tokio, 30 tetor - Sony ka qenë kompania e parë e cila ka krijuar telefona inteligjentë dhe tabletë që ishin rezistent ndaj ujit, duke filluar me Xperia Z dhe Xperia Tablet Z të prezantuar në fillim të vitit 2013.
Pajisjet më të fundit të kompanisë, Z3, Z3 Compact dhe Z3 Tablet Compact kanë një nivel më të madh të rezistencës, pasi kanë marrë certifikimin IP 68.
Për pajisjet me cilësi të lartë të Sony-t përdoret edhe sinonimi rezistent ndaj ujit. Kjo është edhe arsyeja përse Sony do të hap një dyqan të ri nënujor ku do të shesë telefonat inteligjentë dhe tabletët.
Ky dyqan është ndërtuar në Dubai dhe quhet Xperia Aquatech Store.
Ai do të hapet më 3 dhjetor, dhe do të lejojë klientët të testojnë pajisjet e Sony-t katër metra nën ujë.
Nuk janë zbuluar shumë detaje mbi këtë dyqan, por është thënë vetëm që do të ketë zhytës të trajnuar të cilët do të kujdesen për klientët kur të jenë në dyqan.