22 Dhjetor 2024

Sony ofron "dëmshpërblime" për përdoruesit

Tokio, 2 maj - Sony njoftoi të dielën se pjesë të rrjetit PlayStation do të jenë në përdorim këtë javë dhe se përdoruesit do të marrin kompensim për faktin se nuk kanë qënë në gjëndje të futen në rrjet.

Rrjeti PlayStation - i cili i lejon përdoruesit të luajnë lojra me persona nga e gjithë bota, shkarkimin e filmave dhe lojrave në internet - doli jashtë linje më 20 prill pasi zyrtarët kishin zbuluar disa ditë më përpara se një haker kishte vjedhur informacionet 77 milion përdoruesve

Drejtuesit e Sony kërkuan falje për shkeljet në një konferencë në Tokio të dielën, duke thënë se ata po kryejnë një hetim të plotë dhe të vazhdueshëm në lidhje me ngjarjen.

Zyrtarët thanë se do të rivendosin lojrat online për PlayStation dhe PSP më vonë këtë javë.

Pasi rrjeti i PlayStation të rregullohet, përdoruesve do t′u duhet të ndryshojnë fjalëkalimet e llogarive të tyre përpara se të hyjnë në këtë shërbim.

Sony njoftoi se do t′u ofrojë përdoruesve të rrjetit PlayStation 30 ditë anëtarësim të lirë në shërbimin PlayStation Plus. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)