Sony me telefon të veçant për selfie
Tokio, 3 gusht - Sony ka publikuar në treg dy telefonat më të rinj të smartphone-ve, Xperia C5 Ultra dhe M5, duke premtuar një kamerë të shkëlqyer për të gjithë klientët që adhurojnë selfie-t.
Telefoni ka ekran 6 inç IPS LCD me rezolucion 1080x1920p pikselë. Anësoret tek ekrani i telefonit janë shumë të holla. Xperia C5 do të ketë një kamerë prej 13 megapixel dhe një flash të përforcuar për selfie, ndërsa për foto normale do të ketë një kamerë prej 21.5 megapixel.
E zeza, e bardha dhe e gjelbra janë tri ngjyrat në të cilat ofrohet Xperia C5 Ultra. Telefoni ka një bateri të palëvizshme me kapacitet 2930mAh, ku Sony pretendon se do të zgjasë për dy ditë me një karikim të vetëm nëse nuk përdoret shumë.
Telefoni do të hidhet në treg nga mesi i muajit gusht dhe do të ofrohet në dy versione: me një dhe dy vende për karta SIM.
Nuk dihet ende çmimi i këtyre aparateve të rinj që do të dalin në shitje në mes të muajit gusht.