Sony me fotoaparat që bën fotografi në 3D
Tokio, 14 qershor - Kompania japoneze Sony e krijoi fotoaparatin e parë në botë, i cili mund të bëjë fotografi në formatin 3D, njoftoi BBC-ja.
Fotoaparatët NEX-3 do të dalin në shitje në korrik.
Fotografitë në formatin 3D bëhen në mënyrë të posaçme. Aparati shpejt bën një sërë fotografish, të cilat i rendit njëra pas tjetrës që të fitohet efekti 3D.
Për shikimin e fotografive të këtilla nevojitet televizor i cili transmeton në 3D dhe syza speciale. Fotoaparati do të kushtojë rreth 900 dollarë dhe do të ketë 23 megapikselë.