23 Dhjetor 2024

Sony hedh në treg ekran 3D në formë syze

Berlin, 5 shtator - Kompania Sony paraqitet me një risi në panairin e elektronikës konsumuese IFA, i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Sony ka shfaqur në panair një sistem personal për shikim të përmbajtjeve 3D, por tashmë pa nevojën e televizorit, që në fakt nënkupton një alternativë interesante krahasuar me televizorët 3D.

Ky produkt i ri i Sony është në formën e syzeve, ai vendoset në kokë dhe në momentin kur fokusohet dhe pozicionohet siç duhet, produkti ofron një imazh të gjerë, të pastër dhe të shndritshëm 3D.

Yoshinori Matsumoto, Menaxher i Përgjithshëm i kompanisë Sony shpjegon: “Ne mund të ofrojmë këtë pajisje për eksperiencën e kinemasë shtëpiake”. Sipas Yoshinori Matsumoto kjo është një ekran 750 cm në një distancë 20 metërshe”.

Në zonën e shikueshmërisë janë dy ekrane 0.7 cm OLED dhe secila prej tyre sjell prej 1280 x 720 piksel.

Kjo njësi mund të lidhet me një kamera 3D për të shikuar drejtpërsëdrejti përmbajtjet dhe të shfrytëzohet si shtojcë për filma apo lojëra. Kompania Sony ende nuk ka bërë të ditur çmimin e këtij produkti të ri të hedhur në treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)