Sony Ericsson përgatit celularë për lojëra
Helsink, 17 gusht - Sony Ericsson në fund të vitit do të paraqesë një pajisje e cila do të unifikojë telefonin celular dhe platformën e lojërave, duke u bazuar në sistemin operativ të Google, Android.
Sipas informatave në dispozicion, pajisja duhet të jetë një kombinim i telefonit celularë me ekran me prekje dhe tastierë lojërash PSP Go.
Ekrani i pajisjes thuhet se do të jetë 4,1 inç dhe do të ketë një kamerë prej 5 megapiksel, së bashku me procesor Snapdragon prej 1GHz.
Kjo pajisje tërheqëse do të punojë me Android 3.0, i njohur si Gingerbread, më shumë detaje do të jenë në dispozicion në fund të këtij viti.