Sony Ericsson ka rikthyer profitin
Helsinki, 24 korrik - Provideri i telefonave mobil Sony Ericsson në qerekun e dytë të vitit ka rikthyer profitin, duke rritur çmimet. Në hije mbeti fitimi i vogel prej 12 milionë euro pas humbjeve të 213 milionë euro vitin e kaluar.
Profiti i kompanisë Sony dhe LM Ericsson tani sillet rreth 1,757 miliard euro, pas 1,684 miliard në vitin e kaluar, raporton të premten kompania.
Edhe nëse krahasojmë fitimet në qerekët tjerë të vitit përsëri kopania ka arritur profit të lartë me qerekun e dytë të vitit.
Çmimi më i lartë mesatarisht është rritur poashtu në krahasim me vitin e kaluar në 160 euro.
Duhet thënë që shiti më pak telefona sesa vitin e kaluar. 11 milionë telefona i vendosi në shitje kompania, që janë më shumë sesa në qerekun e parë të vitit, por bindshëm më pak se 13.8 milionë sesa vitin e kaluar në periudhën e njejtë.