Sony Ericsson bisedime me Microsoft për Windows Phone 7
Por në anën tjetër ai ka sugjeruar se specifikimi strikt dhe kufizimet softuerike nënkuptojnë se gjasat e adoptimit do të jenë të ulta. Me Windows Phone 7 ne jemi në rrezik të standardizimit të celularëve tonë tha ai për gazetën Franceze Les Echos.
Ne do të ishim të detyruar të luftojmë vetëm në dizajn dhe çmim, gjë të cilën dëshirojmë të evitojmë.
Perron tha se Sony Ericsson dhe Microsoft vazhdojnë të diskutojnë mundësitë, por duket se ka pak gjasa që një pajisje mobile me këtë sistem të jetë në treg në një të ardhme të afërt.
Në anën tjetër ekzekutivi gjithashtu ishte skeptik në lidhje me debutimin e tabletave nën ombrellën e kompanisë në të cilën ai punon, duke sugjeruar se Sony Ericsson nuk ka ndonjë plan që të ndjek kompanitë si Samsung, LG apo të tjerët, që dëshirojnë sipas tij dëshirojnë të shpërndahen në të gjithë tregun.
Më herët gjatë kësaj jave ka pasur thashetheme se Sony Ericsson po zhvillon celularët e mençur me bazë në Microsoft Windows Phone 7, XPERIA X7 dhe X7 Mini, që do të kenë një kamerë me 8.1 megapiksel, dhe që do të paraqiten në çerekun e parë të vitit 2011.