Sony 4G Xperia Ion i pari që do të ofrojë lidhjen 4G LTE
Seul, 10 janar - Si gjithnjë Sony mbetet kompania që i befason njerëzit me prurjet e saj në botën e teknologjisë.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe me prezantimin e telefonit më të ri.
Kompania ka nxjerr në treg Xperia-n e ri, që është telefoni i ofruar në katër linje.
Ky telefon ndryshe nga herët e tjera nuk do të quhet më SonyEricson pasi tashmë Erikson është një kompani e blerë nga Sony.
Të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë Xperia-n e ri mund të zgjedhin mes katër varianteve; Xperia S, Xperia acro HD, Xperia NX dhe Xperia S për tregun Japonez.
Telefoni i Sony-it do të jetë i pari që do të ofrojë lidhjen 4G LTE.