Sonda kozmike e Kinës i ka dërguar fotografitë e para nga Hëna
Pekin, 16 dhjetor - Sonda kozmike e Kinës i ka dërguar fotografitë e para nga Hëna. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua ka raportuar sot se sonda ka lëvizur disa metra nga vendi i aterimit dhe i ka bërë disa fotogradfi për afro një minutë.
Fotgrafitë e transmetuara në Tokë e tregojnë flamurin kinez në sondën Jade Rabbit.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe kryeministri Li Keqiang, ishin në Qendrën e Kontrollit të Gjithësisë në Pekin, me çrast komandanti i operacioneve kineze të gjithësisë, Ma Xingrui, e shpalli të suksesshëm misionin e sondës në Hënë.
Kjo sondë ateroi të shtunën dhe është aterimi i parë i tillë në 40 vitet e fundit.
Kina është vendi i tretë që e bërë këtë aterim në Hënë, pas ish-Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara.