24 Dhjetor 2024

Sonda hapësinore e ESA-s ka krijuar një gropë të cekët në Mars

Florida, 27 tetor - Një pamje me rezolucion të lartë, e marrë nga një satelit orbital i NASA-s në Mars, tregon se sonda hapësinore \"Schiaparelli\" e Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) ka hapur një gropë të cekët kur goditi sipërfaqen e planetit të kuq javën e kaluar.

\"Schiaparelli\" ishte pjesë e misionit \"ExoMars 2016\" të ESA-s, që vendosi satelitin \"Trace Gas\" në orbitën e Marsit më 19 tetor. Kontaktet me sondën humbën pak para uljes së pritshme të saj në Mars po atë ditë.

Dy ditë më pas, një pamje e marrë nga kamera me rezolucion të ulët, e marrë nga Sateliti Orbital i Vrojtimit të Marsit i NASA-s, ka treguar \"një pjesë të errët të vagullt\" në vendin e uljes, që mendohet se është shkaktuar nga ndikimi i sondës dhe që shihet gjithashtu si një dëshmi se ajo mund të ketë shpërthyer.

Një pamje me rezolucion të lartë e marrë më 25 tetor nga Sateliti Orbital i Vrojtimit të Marsit tregoi se \"Schiaparelli\" ka krijuar një gropë të errët me diametër rreth 2.4 metra dhe 0.5 metra të thellë.

NASA thotë se kjo përputhet me gropën që bën një objekt 300 kilogramë kur bie mbi një tokë të thatë me një shpejtësi më shumë se 300 kilometra në orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)