20 Prill 2025

Sonda ExoMars fillon udhëtimin

Astana, 15 mars - Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe ajo ruse, Roscosmos kanë bashkëpunuar për dërgimin e një anijeje hapësinore në Mars.

Sonda “ExoMars Trace Gas” u nis sot nga nga aerodromi Baikonur i Kazakistanit mbi një raketë Protoni. ExoMars pritet të arrijë në Planetin e Kuq në tetor, pas një udhëtimi prej 496 millionë kilometrash.

Agjencia Evropiane e Hapësirës tha se synimi i këtij misioni është të përcaktojë “në se në Mars ka jetë”. Sonda mendohet se mund të zgjidhë misterin e burimit të gazit metan në Mars.

Ky gaz, i përbërë nga karboni dhe hidrogjeni, krijohet kryesisht nga mikrobet e gjalla dhe ai prodhohet me shumicë në Tokë nëpër moçale, gropa me mbeturian dhe tek depozitat e lëndëve djegëse fosile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)