Sonda Curiosity nisi udhëtimin për në Mars
Florida, 27 nëntor - Agjencia amerikane e hapësirës lëshoi sondën më të re në palnetin Mars, në një mision dy vjetor për të gjetur vendet se ku mund të ketë patur jetë në planetin e kuq.
Laboratori Shkencor Marsian i NASA-s, me një kosto prej 2.5 miliardë dollarësh, me emrin Curiosity, u lëshua nga Kejp Kanaverëll i Floridës nga një raketë robotike.
Me madhësinë e një automobili, sonda ka 17 kamera, një krah robotik, një lazer dhe një instrument çpimi për të depërtuar në formacionet shkëmbore të planetit.
Sonda pritet të mbërrijë në Mars në muajin gusht. Vendi i paracaktuar i zbritjes është një krater 150 kilometra i gjerë, i quajtur Gejll, i emërtuar për nder të astronautit australian Uollter Gejll.