22 Dhjetor 2024

Softueri do t’i bllokojë shfrytëzuesit e dehur të rrjeteve sociale

SHBA, 12 nëntor - Një grup për siguri të informatave në internet do të krijojë një vegël të re e cila nuk do t’u lejojë qasje deri te rrjetet sociale nëse janë në gjendje të alkoolizuar.

Në bazë të parimit se pas orës një në mbrëmje nuk ndodhë asgjë e mirë, softueri i kompanisë “Ëebroot”, me seli në Kolorado, premton se do t’i japë fund hamendjes si rezultat i porosive për të cilat shfrytëzuesit do të ankohen mëngjesin e ardhshëm.

Softueri i quajtur “Test për zhdehje të rrjeteve sociale” është falas për shfrytëzuesit e kërkuesit Firefox dhe kërkon që ata të kalojnë nëpër testin për koordinim para se të mund të hyjnë në rrjetet e preferuara sociale.

Për shembull shfrytëzuesit duhet ta mbajnë kursin në qendër të lëvizjes apo rregullisht të identifikojnë një varg injoruesish.

Gjiganti amerikan Google shfrytëzuesve të vetë do t’u ofrojë të zgjidhin pesë detyra të thjeshta nga matematika për më pak se një minutë që të mund të dërgojnë porosi në mail servisin e tyre Gmail.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)